Patozi: E turpshme hyrja e PS në KQZ keqardhje për kolegët
TIRANE- Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi e cilëson të turpshme veprimin e deputetëve të PS-së, të cilët u dyndën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në emisionin “Pesë pyetjet nga Babaramo” në NEWS 24, Patozi deklaroi se “kandidati Basha është fituesi i Bashkisë së Tiranës”. “PS-ja po bëjnë presion ndaj KQZ-së, ky është një atentat shumë i rëndë që i bëhet institucionit dhe demokracisë.
Kur shoh kolegët mi në atë pozicion ndjej jo vetëm keqardhje, por neveri. Kjo trupë po përdoret nga humbësi i këtyre zgjedhjeve si një bandë të fortësh, për të sulmuar KQZ-në. Nëse mbaron punën dhe shpall rezultatin KQZ-ja, e njëjta bandë mund të shkojë te kolegji të nesërmen. Sepse zgjedhjet, në asnjë vend të botës zgjedhjet, nuk quhen të lira nëse fitohen vetëm nga opozita. Ne nuk po presim që këto hallka të mbyllen, pra KQZ-ja, kolegji. Edi Rama po i bën presion. Shqipëria nuk e ka luksin të konsiderojë zgjedhje normale atëherë kur fiton Edi Rama”, - tha Patozi. Ndërsa në rastin e impaktit që do të ketë te lidershipi i PD-së, numri dy i kësaj partie deklaroi se “ajo që mund të themi për zoti Basha është fituesi i këtyre zgjedhjeve.
Sepse, ne nuk hyjmë në këto zgjedhje me qëllimin për të asgjësuar kundërshtarin politik, por duke ofruar alternativën tonë. Këtë do e bëjmë dhe në zgjedhjet e 2013-ës. Basha është fitues dhe Rama jo, edhe nëse ndodh ndonjë mrekulli e shpallet fitues. Sepse Rama gjysmën tjetër e ka shpallur armike, ndërsa Basha gjysmën tjetër e ka konsideruar si pjesë e këtij qyteti, që duhet konsideruar njësoj. Zoti Berisha ka më shumë se 140 mijë vota më shumë se Rama, zoti Basha ka fituar me pak vota me kryetarin e Bashkisë së Tiranës”. “Çështja e Tiranës zgjidhet vetëm duke zbatuar ligjin dhe parimet e shtetit të së drejtës, ne duam asnjë votë në tavolinë e kjo është qartë për ne se: Qëndrojmë pas çdo vote ku është shprehur qartë vullneti i zgjedhësve. S’kemi luksin që ti lejojmë zotit Rama t’i konsiderojmë zgjedhje normale sa herë që ai fiton, e si jo normale sa herë që ai nuk fiton”, - theksoi Patozi.
(s.g/BalkanWeb)