Kosove Fillon procesi i ndryshimeve kushtetuese

Ne Kosove ka filluar procesin e ndryshimeve kushtetuese duke zbatuar kesisoj marreveshjen e partive politike qe mundesoi tejkalimin e ngercit politik. Mandati aktual i komisionit per ndryshime kushtetuese e detyron ate qe brenda nente muajsh ti ndryshoje nenet e caktuara te Kushtetutes per te mundesuar zgjedhjen e presidentit te Kosoves me vote te drejtperdrejte. Por zyrtare te ketij komisioni thone se do te kerkojne nga Parlamenti i Kosoves mandat shtese per ndryshimin e pjeseve te tjera te Kushtetutes ndryshime keto qe do te duhej te pershpejtojne forcimin e shtetit dhe permbylljen e fazes se mbikeqyrur te pavaresise se Kosoves.
Degjoni kroniken