Zotime per lufte kunder krimit te organizuar ne gjithe Kosoven

Perfaqesues te institucioneve vendase dhe atyre nderkombetare ne Kosove thane sot se do te luftojne pa kompromis kunder krimit te organizuar ne te gjithe vendin. Komentet e tyre pasuan arrestimin e nje pjesetari te komunitetit serb ne veri ne kuader te hetimeve nen dyshimet per perfshirje ne krim te organizuar. Ky arrestim u kundershtua nga udheheqesit e serbeve ne veri te cilet kundershtojne cdo perpjekje per vendosjen e autoritetit te Prishtines ne ate zone.