E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Ukrainë, KQZ publikon rezultatin paraprak

Pas përfundimit të numërimit të votave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë bëri të ditur se në bazë të numërimit preliminar, Viktor Janukoviç i ka fituar zgjedhjet presidenciale me afro 49 % të votave thënë ndryshe 3.48% më tepër se rivalja e tij, mbështetja për të cilën mbetet në  nivelin e 45 %. Komisioni duhet formalisht ta shpallë rezultatin e zgjedhjeve deri në 17 shkurt.

Janukoviç tashmë e ka shpallur fitoren, por rivalja e tij,
kryeministreja aktuale Julia Timoshenko nuk e ka pranuar humbjen.Tashmë
në ish republikën sovjetike tensionet politike janë të larta. Sfida
ligjore e Timoshenkos rezultoi në rinumërim të votave ne disa pjesë të
vendit mes të cilave dhe në krime që njihet si bastion i  fortë për
Yanukovich. Jashtë godinës së Komisionit Qendror Zgjedhor edhe sot nuk
munguan mbështetësit e  liderit të opozitës të cilët bërstisnin emrin e
tij.

Alsat

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›