E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, borxhe të mbartura nga 2009. Dashi: Mund të ndikojë në furnizimin me barna

Spitali i ri ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” ne Tirane do te jete gati per t’u ofruar sherbime pacienteve ne sezonin e veres. Keshtu u shpreh drejtori i QSUT, Ilir Dashi, gjate emisionit te mengjesit “Dita fillon ne Alsat”, ku tha se per here te pare ne kete spital do te ofrohet dhe sherbimi i urgjences sipas te gjitha parametrave bashkëkohore.

“Për herë të parë në Shqipëri do të ketë një urgjencë unike, të
përgjithshme, të trajtuar sipas standarteve botërore. Në 4-5 muaj ky
spital do të jetë gati dhe në verë ta inagurojmë” tha Dashi.
Nderkohe drejtori i QSUT, shpejgoi se qendra universtare ka nje borxh te
mbartur qe nga viti 2009, per te cilin duhet te gjendet nje zgjidhje
nga qeveria, pasi ai mund te ndikoje ne ecurine e furnizimit te kesaj
qendre me barna.

“Pothuajse gjitha pagesat e 2009 janë lënë pa paguar. Pra ne mbartim një
borxh që kur në marrëdhëniet me ISKSH që kur filluan për herë të parë
në bazë të ligjit të ri nuk u shoqërua ky ligj dhe me kalimin dhe
shlyerjen e borxheve të ISKSH nga shteti. Pra ISKSH mbart një borxh të
tillë që është problematik dhe ndodhta dhe një problem për t’u zgjidhur
nga qeveria dhe mund të ndikojë në marrëdhëniet tona buxhetore” tha
Dashi.

Kete vit, buxheti qe eshte parashikuar nga ISKSH, per qendren spitalore
eshte shtuar me 9% , rritje kjo qe sipas Ilir Dashit, do te shkojne per
blerjen e medikamenteve.

Edlira Sulejmani

Azhornuar së fundi ( e enjte , 11 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›