E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne federata, serish debat me ministrine

Ne takimin e organizuar nga MTRKS, nuk munguan debatet e ashpra mes dy paleve dhe ne fund te saj, drejtues te federatave dhe KOKSH-i pohuan se politika kerkon serish te nderhyje.

Prezantimi i komisionit “Ad Hoc”, qe do te monitoroje zgjedhjet ne federetatat sportive ka shtuar tensionin mes tyre dhe Ministrise se Sporteve. Ne takimin e organizuar nga MTRKS, nuk munguan debatet e ashpra mes dy paleve dhe ne fund te saj, drejtues te federatave dhe KOKSH-i pohuan se politika kerkon serish te nderhyje.

“Ne shqiptaret jami mesuar qe te na i zgjidhin gjerat te tjeret nga jashte. Ka disa individe qe shtyjne ministrin te beje te njejtin gabim qe beri me futbollin. Ministri na ka futur nje nje qorrsokak qe nuk na nxjerr askund”, u shpreh sekretari i KOKSH-it, Stavri Bello.

Por ministri i Sporteve, Ylli Pango ka hedhur poshte cdo pretendim te drejtuesve te KOKSH-it apo dhe te federatave sportive, duke theksuar se ato jane te pavaruara dhe mund te veprojne sipas statuteve te tyre. “Nuk e di pse eshte bere kaq e madhe. Kane kohen e tyre per te bere zgjedhje, nese duan t’i bejne, le t’i bejne. Do jene te lira t’i bejne zgjedhjet sipas statuteve pa asnje nderhyrje. Une jap fjalen time si minister”, u shpreh Pango.

Disa dite me pare, ministri, ne nje leter drejtuar federatave sportive, i paralajmeroi me mosdhenien e fondit grant per vitin 2009 per ato federata te cilat nuk do te realizojne asamblene zgjedhore brenda muajit dhjetor dhe nuk zbatojne statutin tip per zgjedhjen e organeve drejtuese te tyre.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›