E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në fokusin e gazetave kosovare

Prishtinë - Gazetat e së premtes i kushtojnë prapë një rëndësi (mos)mbajtjes se zgjedhjeve gjatë këtij vitit. Po ashtu, sot gazetat flasin edhe për raportin një vjeçar të Qeverisë se Republikës se Kosovës. Express si top-temë ka shkrimin me titull, "Nuk i ndryshon Kaidanow". Sipas, Express, as ndërhyrja e Ambasadores Kaidanow për të sqaruar se interpretimi për mbajtjen e zgjedhjeve dhe procesi i përzgjedhjes në FSK-së kanë qenë në rregull, nuk ua ka ndryshuar mendjen zyrtarëve të AAK-së. Ahmet Isufi, ka thënë për gazetën, se Ambasada e SHBA-së ka traditë të mbështetjes se institucioneve. Por, sipas tij, kjo nuk do të thotë se aktualisht kemi institucione më të mira. Shkrimi mund të lexohet në faqen pesë të gazetës.

Edhe Express raporton për raportin vjetor të Qeverisë se Republikës se Kosovës, të cilin raport e sjell me titull "Krenohen me veten", në faqen 4 dhe 5 të gazetës. Qeveria paraqiti raportin njëvjeçar. Rrugët dhe arsimi janë krenaria e ekzekutivit. Shumica e deputetëve të koalicionit i buzëqeshën raportit, përveç Melihate Termokolli, e cila e quajti Qeverinë komuniste.

Express, sot sjell edhe katër kolumne. Në faqen dy mund të lexoni kolumnen e Valon A. Syla, në faqen 3, kolumnen e liderit të Vetëvendosje, Albin Kurti, në faqen 11 vije kolumunisti i ekonomisë, Robert Zoellick, kurse në faqen 15 kemi kolumnen e Asif Ali Zardari.

Gazeta Zëri, po ashtu merret me debatin për raportin njëvjeçar të punës se Qeverisë se Kosovës. Në shkrimin me titull, "Qeveria nuk ia gjen asnjë ‘njollë’ vetes, opozita e quan plotësisht të dështuar", trajton këtë problem. Përmes një debati të nxehtë, e në të cilin përveç raportit të punës njëvjeçare, nuk kanë munguar as "ligjëratat" shkencore e psiko-analiza, e madje edhe ofendimet e ndryshme, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë debatuar të enjten për raportin e ekzekutivit të vendit, të cilin Thaç e lavdëruar deri në maksimum pa përmendur asnjë të vetmin dështim, opozita kurse kosovare nga ana tjetër, e ka vlerësuar si të dështuar punën e ekzekutivit, ndërsa raportin njëvjeçar të punës se saj si mashtrues, raporton kjo gazetë.

Koha Ditor, shkrimin kryesor të saj ia kushton mundësisë se reduktimit dhe zvogëlimit të pjesëtarëve të ish-TMK-së në Forcën e Sigurisë. "Pritet reduktimi i pjesëtarëve të ish-TMK-së brenda FSK-së", mban titullin shkrimi kryesori i kësaj gazete. Përzgjedhje e 140 pjesëtarëve është vetëm faza e parë e seleksionimit të pjesëtarëve të ish-TMK-së në FSK, dhe sipas zëdhënësit të KFOR-it, Adriano Graziani, vetëm pas kalimit të të gjitha testeve dhe përmbushjes se standardeve të NATO-së, ata do të marrin letrën përfundimtare të konfirmimit.

Ndërkaq, gazeta Kosova Sot, shkrim kryesor të saj ka problemin Ambasadave të Republikës se Kosovës jashtë vendit. "MPJ-ja i humb 25 milionë euro", mban titullin kryesor shkrimi i kësaj gazete. Sipas këtij artikulli, Ambasadat vazhdojnë të shfrytëzojnë objeket me qira në kohëzgjatje njëvjeçare. Vendimi i Qeverisë për ndarjen e 25 milionëve është ngrirë dhe nuk është paraparë me projeksionet buxhetore. Dalja nga kjo situatë kërkon vendim të veçantë të Qeverisë ose amendamentin të ligjit të prokurimit, i cili nuk përcakton procedurat e blerjes se objekteve, automjeteve dhe pajisjeve të tjera teknike për ambasadat e Kosovës në vendet e jashtme.

Infopress si shkrim të saj kryesor sjell një shkrim për shkelje ligjore në komunën e Prishtinës. Shkrimi mban titullin, "Këshilltari që shkel ligjin". Sipas gazetës, Arben Gashi, këshilltar i kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa, ndërton pa leje.

Lajm i kushton një rëndësi të veçantë mos miratimit të rezolutës që dënon krimet e komunizmit në Kosovës. "Pingpong me rezolutën", mban titullin kryesor ky shkrim në Lajm. Komision i dhe grupet parlamentare ia hedhin fajin Kryesisë së Kuvendit, kjo e fundit grupeve parlamentare. Disa deputet thonë se rezoluta është hequr nga diskutimi për shkaqe teknike, të tjerë për arsye politike apo për shkak se komunizmi ende është i pranishëm në institucione të Kosovës.

Gazeta "Epoka e Re", po ashtu në shkrimin e saj kryesor paraqet mosdëgjimin e AAK-së për zgjedhjet në Kosovë. Në shkrimin me titull "AAK-ja s’e dëgjon SHBA-në", flitet për këtë temë. Sipas anëtarit të kryesisë se kësaj partie, Besnik Tahiri, AAK-ja nuk ka koment lidhur me deklaratat e ambasadores Kaidanow, por do të vazhdojë të ndjek agjendën e vet sa i përket kërkesës për mbajtjen e zgjedhjeve siç e parasheh Pakoja e Ahtisarit.

Në fund, gazeta "Bota Sot", po ashtu raporton për mosmiratimin e rezolutës për dënimin e komunizmit nga Kuvendi i Kosovës dhe për raportin njëvjeçar të punës se Qeverisë së Kosovës. Shkrimi mban titullin "Qeveria mburret me të arritura, opozita kritikon për mashtrim".

Për Start nga Prishtina, Veton Rugova

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›