E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZGJOHU: Po zhbëhet elementi shqiptar

Shkup -Lëvizja Qytetare ZGJOHU ka reaguar lidhur me inaugurimin e sotëm të shtëpisë-muze të humanistes dhe nobelistes shqiptare Nëna Terezë. "Këtë inaugurim e konsiderojmë si vazhdimësi të tendencës për zhbërjen e elementit shqiptar nga qendra e Shkupit dhe një përpjekje për falsifikimin e historisë dhe përvetësimin e vlerave tona kombëtare"- thuhet në reagimin e Zgjohu dërguar agjencisë së lajmeve INA.

Zgjohu thekson se inaugurimi i sotëm ka për qëllim zhvendosjen e shtëpisë së Nënës Terezë për të justifikuar më pas ndërtimin e kishës ortodokse nga Qeveria e Maqedonisë mbi themelet e shtëpisë së lindjes së Nënës së madhe shqiptare. Kjo lëvizje fton shqiptarët që të kundërshtojnë zhbërjen e përvetësimit të vlerave shqiptare.

"Le të shënon historia që ka disa shqiptar të vetëdijesuar që kundërshtojnë zhbërjen dhe përvetësimin e vlerave tona", thuhet në reagim. Inaugurimi i "shtëpisë përkujtimore" të Nënës Terezë bëhet sot në ora 12:30 në Shkup të busti i nobelistes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›