Zgjedhjet ne paskuqan ore pas ore
7:00
Ne oren 7:00, ne 18 qendrat e votimit te komunes Paskuqan, ka nisur procesi i votimit, komform te gjitha procedurave, nderkohe qe edhe shperndarja e bazes materiale dhe trajnimi i komisionareve eshte bere sipas afateve te percaktuara me ligj.
10:00
Votimi vazhdon normalisht dhe pa probleme. I vetmi problem i konstatuar nga KQZ deri ne kete ore kane qene vonesat ne sjelljen e emrave te anetareve te grupeve te numerimit te votave, nga ana e subjekteve politike.
12:00
Procesi per i votimit per zgjedhjen e kryetarit te komunes Paskuqan ecen normalisht, nderkohe qe pjesemarrja ne votime eshte mjaft e ulet. Ne rezultatet paraprake ne 8 QV te komunes Paskuqan pjesemarrja ne votime deri ne oren 12:00 ka qene 25 per qind.
13:00
Mberrijne ne KQZ propozimet e partive per emrat e anetareve te grupeve te numerimit. Te djathtet kane dorezuar ne kohe propozimet e tyre, ndersa pervec Partise Socialiste dhe Partise Socialdemokrate, partite e tjera te majta nuk i kane dorezuar.
15:00
Vijon rregullisht procesi dhe pa probleme. Ne nje perllogaritje te bere rezulton se deri ne kete ore perqindja shkon rreth 30 per qind, nje pjesemarrje shume e ulet e banoreve per zgjedhjen e kryetarit te tyre.
16:00
Fillon trajnimi i anetareve te grupeve te numerimit qe do te numerojne vullnetin e shprehur nga banoret e Paskuqanit per zgjedhjen e kryetarit te tyre. Gjithashtu trajnimi i tyre ka nisur edhe pse partite e koalicionit te majte, pervec PS dhe PSD, nuk kane sjelle propozimet e tyre.
15:00
Incidente te vogla jane shenuar ne oret e pasdites kur ne dy qendra votimi ka pasur mosmarreveshje midis komisionareve per perdorimin e certifikatave te votuesve. Por gjithcka eshte zgjidhur dhe procesi ka vazhduar normalisht.
18:00
Eshte mbyllur orari zyrtar ne Paskuqan per zgjedhjen e kryetarit te ri, ne 18 qendra votimi, ku procesi eshte mbyllur pa probleme. Nderkaq ne terren ndodhen nje grup inspektoresh te KQZ-se te cilet po ndjekin ecurine e procesit zgjedhor.
18:40
Ne kete orar jane dorezuar kutite e fundit te 18 qendrave te votimit prane qendres se numerimit te votave. Grumbullimi ne kohe te kutive te votimit ka sjelle edhe mbylljen me sukses te zhvillimit se procesit zgjedhor per kete komune.
22:15
Pas trajnimit qe iu be komisionereve, ka nisur procesi i numerimit te votave per te 18 kutite e terhequra qendrat e votimit.