E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rama, urime per 1 Prillin

Rozeta Rapushi

Nuk kane reshtur as diten e djeshme, shigjetimet mes dy lidereve kryesore te politikes shqiptare, teksa kane dhene komentet e tyre per "festen" nderkombetare te genjeshtrave. Keshtu, dy kundershtaret politike, kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i opozites, Edi Ramen, i uruan dje njeri-tjetrit diten e genjeshtrave, 1 prillin. Batuten e pare e beri kryeministri Sali Berisha, i cili duke perfituar nga dita e "shenuar", tha se kishte lajme se kryetari i bashkise se Tiranes, do te jape doreheqjen. "Rama, eshte thene ne lajme se, do te jape doreheqjen nga kryetar bashkie. Nese do te kishte nje kerkese te tille per doreheqjen e Rames nga kryetar bashkie, do ta pranoja menjehere, pasi do t'iu jepja qytetareve te Tiranes, nje kryetar me te mire", nenqeshi kryeministri ne deklaraten e bere ne mbledhjen e qeverise. Sigurisht pa dhene alternativa te mundshme, se kush do te ishte favoriti i tij, per postin e kryetarit te bashkise me te madhe, Tirane. Menjehere nuk mungoi urimi i kryetarit te bashkise, Rama ndaj kryeministrit per diten e genjeshtrave. Ne kunderpergjigje me ironite e Berishes, Rama e uroi publikisht kreun e qeverise per diten e genjeshtrave. "Kryeministri ka feste me 1 Prill dhe "Pinok Berishen" nuk mund ta konkurroje as Nastradini, ne fushen e genjeshtrave", reagoi kreu socialist Rama. Ne fakt pertej shakave ironike dhe simbolike, debati mes dy kundershtareve thelbin e kishte tek rritja e taksave. Kryeministri Berisha u shpreh gjate mbledhjes se qeverise, se kryebashkiaku Rama po e kthen kryeqytetin ne nje regjim vizash, me aplikimin e takses per mjetet qe hyjne ne Tirane. Kreu i ekzekutivit, Berisha lidhi ceshtjen e rritjes se taksave nga bashkia e kryeqytetit dhe me ish-projektin e mbikalimit, tek kryqezimi i Zogut te Zi. Sipas Berishen, Rama kishte arsye te qarta se, pse e donte Zogun e Zi apo ngritjen e bunkereve. "E donte qe te mos futeshin ne Tirane njerezit, e te vinte taksa per te hyre ne kryeqytet", vijoi kryeministri. Ne replike me akuzat e tij, krye socialisti Rama tha se Berisha mashtron, duke e lidhur me diten e sotme, ate te genjeshtrave. Ne keto kushte, ai e uroi kryeministrin ne diten e festes. "Une i uroj kryeministrit, ta gezoje 1 Prillin", vijoi Rama, duke theksuar se ne fushen e mashtrimeve, ai nuk ka konkurrente. Ne kundershtim nga kryeministri, kreu socialist nuk dha ndonje variant mbi qendrimin apo jo te Berishes ne pushtet, si per te bere balancen mbi genjeshtrat, qe tolerohen ne kete dite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›