E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla, padi Bogdanit per shpifje

Deputeti i Partise Socialiste, njeheresh sekretari i Komisionit per Marredheniet me Jashte, Taulant Balla, do te depozitoje paraditen e sotme padine ndaj ish-zedhenesit te Partise Demokratike, Gerti Bogdani. Padia zyrtare, e cila eshte e pergatitur tashme nga deputeti socialist do te kete si objekt padie, shpifjen dhe sharjen. Ndersa afrohemi drejt dites se zgjedhjeve, skena e politikes eshte shnderruar ne nje beteje akuzash dhe reagimesh mediatike. Me sa duket, deklarata e bere nga Bogdani, njeheresh kryetar i njesise bashkiake numer 10, nuk eshte kapercyer lehte nga zyrtari i larte socialist. "Mr. 15% apo tashme edhe 'Mr. Dosja', me zedhenesin e tij te ri, nje njeri qe eshte ndaluar ne kufijte e vendeve fqinj, sepse ka nxjerre viza dhe ka trafikuar me makinen e tij vajza te reja, nje njeri qe ka ndertuar pasurite e tij mbi trafikun e tyre", akuzoi Bogdani pak dite me pare, duke iu referuar Taulant Balles. Por ky i fundit nuk ka reaguar ne te njejten menyre, por ka zgjedhur te ndjek ceshtjen, ne rruge gjyqesore. D.D

Deputeti i PS: Ligji eshte i paaplikueshem, thjesh elektoral. Te demshperblehen ne fillim ata qe kane vuajtur vete fizikisht ne burgje dhe jane gjalle


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›