E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: PS, i qendron luftes civile

Presidenti i Aleances Demokratike, njekohesisht aleat i Partise Demokratike, Neritan Ceka, deklaroi se socialistet po i qendrojne fort luftes civile te pas clirimit. "Partia Socialiste tregon se po vazhdon luften civile, qe do ta transmetoje dhe ne memorien e brezit te ri shqiptar", kritikoi qendrimin e partise me te madhe ne opozite, Ceka. Sipas tij, Partia Aleanca Demokratike mbeshtet kete ligj dhe e quan nje minimum ndjese, qe qeveria u jep atyre qe vuajten nga diktatura po dhe pasardhesve te tyre. Drafti i mazhorances per demshperblimin e ish te perndjekurve politike ne seancen e fundit parlamentare kaloi ne parim. Ndersa, Partia Socialiste bojkotoi kete seance, duke u larguar nga salla, ne shenje mospranimi te ketij projektligji. Ajo ka kritikuar kete ligj, duke e cilesuar si te paaplikueshem dhe ne propozimet qe eshte afruar nga socialistet, duhet te demshperblehen personat te cilet jane gjalle.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›