E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-Kodheli, sherr per Edi Ramen

Shtrimi i rrugeve, futi dje ne sherr kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli me zedhenesen e selise roze, Mimi Kodheli. Perplasja nisi me deklaraten qe Topalli beri nga komuna Bushat, e pranishme ne kuader te turit "Shqiperia ne NATO". "Jemi krenare qe Shqiperia ka ndryshuar. Ne te gjithe territorin e Shqiperise nuk ka rruge, nuk ka aks rrugor, qe nuk eshte shtruar dhe asfaltuar. Ne infrastrukture e Bushatit jane asfaltuar 21 km, pyesni pak ne Tirane, a jane asfaltuar 21 km? Le te marre shembull si nga kryetari i komunes suaj, si nga kryetaret e komunave te tjera, qe kane nje numer shume te madh kilometrash rruge te asfaltuara, te shohe sesa jane asfaltuar ne qytetin e Tiranes", tha Topalli nga Shkodra. Sipas saj, ekziston nje ndryshim i madh mes premtimeve te mbajtura, te mazhorances se djathte dhe retorikes politike, pa buke te opozites. "Ne gjate kesaj periudhe kemi sjelle besimin per ndryshim, kemi sjelle progresin, kemi qene serioze dhe ju na keni besuar. Pala tjeter sjell vetem panik, flet per gjera te cuditshme, vetem mashtron", akuzoi Topalli, politiken e opozites se majte. Sipas saj, nuk ka gje me te suksesshme ne qeverisjen e kesaj periudhe, sesa ulja apo pergjysmimi i taksave apo edhe kalimi i tyre ne nje nivel 10 per qind, sic nuk i kane, shume vende te tjera. Ne nje kohe kur sipas saj, Bashkia e Tiranes eshte e vetmja qe rrit taksat. Menjehere pas akuzave te bera, zedhenesja e kryesise socialiste, Kodheli e quajti kryetaren e Kuvendit si nje ze qe nuk diti te ndahet nga kori i shpifjeve dhe fyerjeve. "Me vjen keq per grate e keqperfaqesuara prej saj, por dhe per Shkodren e atyre paraardhesve mendjendritur e gjuhemprehte, qe Topalli nuk iu ngjau dot", u kunder pergjigj Kodheli. Sipas saj, kryetarja e Kuvendit, do te hyje ne histori jo si gruaja qe tregoi se sa e bukur mund te jete politika per shkak te grave, por si nje ze qe asnjehere nuk diti te ndahet nga kori i shpifjeve e fyerjeve. Replikat ne distance mes femrave, vijuan me reagimin e menjehershem te zyres se shtypit, te kryetares Topalli. "Nga ajo parti dhe drejtuesit e saj, qe jeten e kane ndertuar duke shkaktuar mjerim te te tjeret, kurre asgje e mire nuk i ka ardhur as Shkodres, as shkodraneve e aq me pak grave. Eshte per te ardhur keq, qe as mentaliteti dhe as fjalori i tyre nuk ka ndryshuar ne 60 vjet. "Keqardhja" e partise dhe pasardhesve te Shefqet Pecit, Ndreko Rinos etj, eshte po aq e vjeter dhe e perdorur, sa "keqardhja" e Pilatit", vijoi perplasja. R. Rapushi

Sulmi

Kryetarja e Kuvendit Topalli, e quajti opoziten socialiste, si nje force politike qe sjell vetem panik, flet per gjera te cuditshme dhe mashtron. Ne nje kohe kur sipas saj, mazhoranca, ka sjelle besimin per ndryshim dhe progresin.

Pergjigjja

Zedhenesja e kryesise socialiste, Mimi Kodheli, iu pergjigj menjehere deklarates se Topallit, duke e akuzuar se jo vetem qe nuk perfaqeson dot grate ne Parlament, por do te hyje ne histori, si nje ze qe asnjehere nuk diti te ndahet nga kori i shpifjeve e fyerjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›