E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne universitete, rektoret dhe dekanet fitues Luljeta Ndoka

Zgjedhjet ne universitetet publike te vendit kane perfunduar dje, duke u finalizuar me votimin ne Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Tiranes, ne oren 20:00. pasi ka kontaktuar te gjitha universitetet, gazeta "Koha Jone", ka arritur te siguroje emrat fitues te rektoreve dhe dekaneve, te cilet pritet te zyrtarizohen sot nepermjet Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Ne pjesen derrmuese te universiteteve, votimi ka perfunduar para ores 22:00, ndersa ne disa fakultete te Universitetit te Tiranes dhe ne Fakultetin e Muzikes ne Universitetin e Arteve, numerimi i votave ka vazhduar edhe pergjate oreve te nates, deri ne oret e para te mengjesit te dites se sotme. Ndersa ne Universitetin e Sporteve nuk eshte zhvilluar procesi zgjedhor, per shkak te pezullimit te zgjedhjeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Keshtu, sipas burimeve nga Komisionet Zgjedhore te Institucioneve te Arsimit te Larte, me se shumti rektoret jane ata qe kane qene edhe ne mandatin e fundit 4-vjecar. Po ashtu, edhe dekanet, me perjashtim te disa rasteve te rralla. Keshtu, ne Universitetin Bujqesor te Tiranes rektor eshte zgjedhur Fatos Harizaj, ne Universitetin e Elbasanit Liman Varoshi, ne Universitetin e Shkodres Artan Harxhi, ne Universitetin Politeknik Jorgaq Kacani, ne Universitetin e Arteve Petrit Malaj, ne Universitetin e Korces Gjergji Mero, ne Universitetin e Gjirokastres Gezim Sala, ne Universitetin e Durresit Mithat Mema, ndersa ne Universitetin e Tiranes, numerimi ka vazhduar deri vone. Gara mesohet te kete qene me e forte ne Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Tiranes, ku kane garuar per postin e dekanit 4 kandidate. Me konkretisht, ne fakultetin e Mjekesise, ne gare eshte drejtori i Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero, zevendesdekani Genc Sulcebe, i cili eshte njekohesisht pedagog ne kete institucion. Pervec tyre, per postin e dekanit kane kandiduar edhe profesoret Bajram Hysa dhe Arben Baboci. Ndersa fakultetet e tjera kane pasur per kandidate kryesisht dekanet aktuale, si dhe ndonje kandidat tjeter qe jep mesim ne fakultetet perkatese. Autoritetet e reja drejtuese gezojne te drejten e nje mandati 4-vjecar, deri ne vitin 2016.

Zgjedhjet

Dje u votua per autoritetet e 320 njesive drejtuese

Zgjedhjet e djeshme bene qe te zgjidhen autoritetet drejtuese te 10 universiteteve publike te vendit (Ne Universitetin e Sporteve nuk eshte votuar), per 60 fakultete dhe mbi 250 departamente. Pothuajse te gjithe dekanet dhe rektoret kandidate ne zgjedhje, kane synuar nje mandat te dyte, ne vazhdim te atij ekzistues. Votat perllogariten me perqindje, ku vota e stafit perben 75 per qind te rezultatit, 20 per qind e ze vota e studenteve dhe 5 per qind, ajo e administrates publike. Qe te shpallet fitues, kandidati duhet te marre me shume se 33 per qind te votave. Ne rastet kur ne gare eshte vetem nje kandidat, ai duhet te kaloje nivelin e 50 perqindeshit. Mandatet e autoriteteve drejtuese te institucioneve te arsimit te larte publik jane 4-vjecare.

Precedenti

Rasti "Sportet", si u pezullua procesi zgjedhor

Ne Universitetin e Sporteve ne Tirane, pervecse nuk jane zhvilluar zgjedhjet, nuk ka pasur as fushate zgjedhore. Kjo per shkak se senati i ketij universiteti ka pasur perplasje me rektorin, per shkak te rregullores. Dhe me konkretisht behet fjale per piken 7.10 te kesaj rregulloreje ku flitet per kandidimin per postet drejtuese te ketij universiteti dhe eshte vendosur edhe kriteri i moshes. Me konkretisht, ne kete pike thuhet: "Nuk mund te kandidojne per organe drejtuese dhe autoritet drejtues ne UST, personat per shkak te daljes ne pension ne UST, nuk mund te plotesojne mandatin 4-vjecar". Por kjo pike e rregullores, se miratuar ne senat, eshte kundershtuar me force nga rektori, Vejsel Rizvanolli, i cili ka shprehur deshiren per rikandidim, por mbush moshen e daljes ne pension, ne 2015-n, pra nje vit para se t'i perfundoje mandati 4-vjecar (nese ai fiton). Per shkak te ketyre perplasjeve, MASH ka vendosur pezullimin e zgjedhjeve.

Rektoret dhe dekanet fitues ne universitetet publike te vendit:

Universiteti Bujqesor i Tiranes:

Rektor: Fatos Harizaj

Dekane:

Fakulteti i Bujqesise dhe mjedisit Ardian Maci

Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit Agim Musabelliu

Fakulteti i Bioteknologjise Renata Kongoli

Fakulteti i Mjekesise veterinare Dhimiter rapti

Fakulteti i Shkencave pyjore Vath tabaku

Universiteti i Elbasanit

Rektor: Liman Varoshi

Dekane:

Fakulteti i Shkencave Humane Roland Gjini

Fakulteti i Shkencave te Natyres Peci Naqellari

Fakulteti i Shkencave te Edukimit Vilson Kuri

Fakulteti Ekonomik Evis Kushi

Universiteti i Shkodres:

Rektor: Artan Harxhi

Dekane:

Fakulteti i Shkencave Shoqerore Mimoza Priku

Fakulteti i Shkencave te Natyres Adem Bekteshi

Fakulteti i Shkencave te Edukimit Gezim Dibra

Fakulteti Ekonomik Arjeta Trashani

Universiteti Politeknik

Rektor: Jorgaq Kacani

Dekane:

Inxhinieria e Ndertimit Andrea Maliqari

Inxhinieria e Minierave Perparim Hoxha

Fakulteti i Teknologjise Rozeta Miho

Fakulteti Elektrik Rajmonda Bualoti

Fakulteti i Inxhinierise mekanike Andonaq Londo

Fakulteti i Inxhinierise Matematike Shpetim shehu

Universiteti i Arteve

Rektor: Petrit Malaj

Dekane:

Dekan i Arteve te Bukura Artan Peqini

Dekan i Fakultetit te Artit Skenik Kastriot Caushi

Dekan i fakultetit te Muzikes: Numerimi vazhdon

Universiteti i Korces

Rektor: Gjergji Mero

Dekane:

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjise Ali Jashari

Fakulteti i Shkencave te Natyres dhe Humane Gjergji Pendavinji

Fakulteti i Bujqesise Irena Kallco

Fakulteti i Ekonomise Frederik Cucllari

Universiteti i Tiranes

Rektori: Ne proces numerimi

Dekane:

Fakulteti Histori-Filologji Shezai Rrokaj

Fakulteti i Drejtesise Altin Shegani

Fakulteti i Shkencave Sociale Theodhori Karaj

Fakulteti i Shkencave te Natyres: Ne proces numerimi

Fakulteti i Mjekesise Ne proces numerimi

Fakulteti i Infermierise Petrit Bara

Fakulteti i Ekonomise Ne proces numerimi

Fakulteti i Gjuheve te Huaja Ne proces numerimi

Universiteti i Gjirokastres:

Rektor: Gezim Sala

Dekane:

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Humane Roland Zisi

Fakulteti i Shkencave te Natyres Lavdi Hasani

Universiteti i Durresit

Rektor: Mitat Mema

Dekane:

Fakulteti i Edukimit Seonela Sotirovski

Fakultetet e tjera shpallen sot

Universiteti i Sporteve:

Procesi zgjedhor i pezulluar

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›