Poni: Kemi ne pune, mbi 410 stacione aplikimi ne te gjithe vendin
Ne informacionin e tij per komisionin parlamentar, zyrtari i larte i Ministrise se Brendshme, tha se sistemi i kartave te identitetit eshte i shtrire ne te gjithe vendin dhe punon me kapacitet te plote. Sot kemi ne pune mbi 410 stacione aplikimi ne te gjithe vendin, ne gati 300 njesi vendore, qe mundesojne realizimin e nje numri me te larte aplikimesh. "Ne Tirane, nga 80 mije shtetas te evidentuar pa pasaporte, me shume se 60 mije prej tyre tashme kane aplikuar. Po ashtu, sistemi i shperndarjes funksionon kenaqshem. Afati mes momentit te aplikimit per karte dhe shperndarjes se saj, llogaritet ne rreth dhjete dite", tha zv/ministri Poni.