Topalli: Grate, arkitekte te ndryshimit te vendit
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli zhvilloi dje nje takim me grate e qytetit te Peqinit. Ne kete takim, Topalli u shpreh se ne tre vjet qeverisje u dyfishua buxheti, u dyfishuan pagat e arsimtareve, u rriten rrogat e infermiereve, u rriten pensionet , nderkohe qe vendi vazhdon rritjen ekonomike, pavaresisht krizes globale. "Ne tre vjet dyfishuam buxhetin duke e cuar ate nga 5.8 miliarde USD. Nuk ka qeveri tjeter ne bote qe ne tre vjet te dyfishoje buxhetin dhe pagat e arsimtareve. Nuk ka qeveri ne Evrope qe te vazhdoje rritjen ekonomike edhe pse jemi ne krizen globale", tha Topalli. E cila ka nenvizuar se kjo mazhorance, do te vazhdoje te rrise ndihmen sociale dhe pensionet. Jane te gjitha potencialet qe ne mandatin e ardhshem, te vazhdoje rritja e pagave, pensioneve, investimeve etj. Duke iu referuar ketyre arritjeve, Topalli tha se ne mandatin e ardhshem do te trefishohen investimet. Ajo e ka cilesuar kryeministrin Sali Berisha, si arkitekt te Shqiperise qe po ndryshon. Ne fund, ajo i ka ftuar grate dhe vajzat e ketij qyteti, qe te jene pjese e projektit te madh te ndryshimit te vendit. Duke ju drejtuar pjesemarreseve ne kete takim, kryeparlamentarja tha se ne mandatin e ardhshem, grate do te jene arkitekte te politikes shqiptare. Ne fund te takimit kryetari i baskise, Ilir Rrusha i ka dhuruar kryeparlamentares nje fanelle dhe nje shall te ekipit te futbollit te Shkumbinit. Duke e marre dhuraten, Topalli u shpreh se do t'ia jepte djalit te saj. Fatos Salliu