E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, një delegacion i PE-së viziton Kosovën

Një delegacion Ad Hoc prej shtatë anëtarësh i Parlamentit Evropian, i drejtuar nga eurodeputetja gjermane, Doris Pack, do të qëndrojë në Kosovën me rastin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, më 15 nëntor.
Delegacioni do të mbërrijë të premten, më 13 nëntor dhe do të qëndrojë deri të hënën, më 16 nëntor.
Pack, para nisjes në Kosovë, u ka bërë thirrje votuesve kosovarë që të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat janë zgjedhjet e para që administrohen plotësisht nga institucionet e Kosovës.
"Ne e mirëpresim përkushtimin e autoriteteve ndaj demokracisë dhe u bëjmë thirrje votuesve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të së dielës", ka thënë Pack.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›