SHBA-ja ende pa vendim për Afganistanin
Shtëpia e Bardhë ka mohuar spekulimet se presidenti amerikan, Barack Obama, tashmë ka marrë vendimin për dërgimin e forcave shtesë në Afganistan.
Raportet se presidenti Obama tashmë ka marrë vendimin e tij në lidhje me Afganistanin nuk janë korrekte, deklaroi këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, James Jones.
Ai nuk ka marrë opsionet përfundimtare, nuk i ka vlerësuar këto opsione me ekipin e tij për siguri kombëtare dhe nuk ka marrë ende vendim për burimet, shtoi Jones.
Duke cituar disa burime anonime, gazeta McClatchy shkroi javën e kaluar se Obama është duke lëvizur në drejtim të vendimit për të dërguar 30 mijë ushtarë shtesë në Afganistan, ndërsa kanali televiziv CBS theksoi se presidenti amerikanë si duket ka vendosur që të dërgojë afër 40 mijë ushtarë tjerë në Afganistan.
Si një indikacion tjetër se Obama si duket është duke lëvizur në drejtim të dërgimit të forcave shtesë, shefi i shtabit të bashkuar të shefave të ushtrisë së SHBA-së, gjenerali George Casey, theksoi se ai e mbështetë dërgimin e forcave shtesë në Afganistan, kërkesë kjo e cila është bërë nga komandanti i forcave amerikane në Afganistan, gjenerali Stanley McChrystal.