E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryengritësit afganë me armatim amerikanë

Në pamjet televizive, të emetuara sot, kryengritësit talebanë në lindje të Afganistanit mund të shihen duke shfrytëzuar atë, që dukej si municion amerikan, të cilin e kanë lënë prapa ushtarët amerikanë muajin e kaluar, pas një përleshje të ashpër, gjatë së cilës u vranë tetë ushtarë amerikanë.

Ushtria amerikane kishte njoftuar se forcat, të cilat ishin larguar nga rajoni, e kanë larguar nga aty edhe municionin dhe pajisjet e tyre.

Kanali televiziv, Al Jazeera, emetoi pamje të kryengritësve, duke shfrytëzuar armë, përfshirë këtu edhe mina, të prodhimit amerikan. Ky kanal televiziv theksoi se kryengritësit kanë konfiskuar këto armë, pas sulmit kundër dy pozicioneve të forcave amerikane në provincën e Nuristanit.

Nuristani ishte skenë e betejës, e cila u zhvillua më 3 tetor, gjatë së cilës kryengritësit vranë tetë ushtarë amerikanë.

Zëdhënësi i forcave të NATO-s në Afganistan, koloneli Todd Vician, theksoi se armatimi, i cili mund të shihet në xhirim, duket se është i prodhimit amerikan.

Shefi i policisë në Nuristan, Mohammad Jangulbagh, theksoi se është e vërtetë se forcat amerikane kanë lënë prapa armatimin e tyre, pas betejës në Nuristan.

Forcat amerikane gjatë tërheqjes së tyre kanë shkatërruar pjesën më të madhe të armatimit, por megjithatë, një pjesë e këtij armatimi ka rënë në duar të kryengritësve, shtoi Jangulbagh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›