Zgjedhjet nuk jane kusht per statusin e vendit kandidatit

Në një intervistë eskluzive për “ABC News”, ministri gjerman për çështje europiane, Micahel Link deklaron, se zgjedhjet nuk janë kusht për statusin e vendit kandidatit për Shqipêrinê. Sipas ministrit, në 2013 Shqipërisë duhet të hedhë një hap konkret pêrpara tê në integrimin europian, por momentalisht, pa përmbushjen e kushteve, nuk mund tê flitet për një datë tê caktuar.
A e mbështet Gjermania statusin e vendit kandidat dhe a i aprovoni konkluzionet, se nuk ka kusht të ri për statusin dhe se zgjedhjet mbeten një kusht për hapjen e negociatave?
Në rastin e Shqipërisë, duhen plotësuar kriteret kyçe për statusin dhe patsaj ne presim gjithashtu një zhvillim paqësor dhe të rregullt të zgjedhjeve tê përgjithshme që do zhvillohen në fund të qershorit. Ne e mbështesim shumë perspektivën europiane të Shqipërisë dhe ju jeni shumë afêr saj, por së pari duhet të plotêsohen kriteret. Ju jeni në një rrugë tê mbarë për plotësimin e kushteve , por është ende herët për tê vendosur për akordimin konkret të statusit tê kandidatit. Gjermania mbetet një mbështetësë e statusit në një tê ardhme tê afërt.
Por zgjedhjet nuk janë kusht për statusin apo jo ?
Jo, jo. Sigurisht që jo. Por të gjitha zhvillimet kanë peshên e tyre në integrimin europian. Ndaj ështê një moment i rëndësishëm për Shqipërinë, që ajo të tregojë, që vendi po avancon në këtë rrugë. Besoj, se 2013 duhet tê sjellë për Shqipërinë një hap konkret përpara, por tani ështê tepër herët për tê folur për data konkrete. Për zgjerimin, ne mendojmë, se të japësh data të qarta, gjë që ne e këmi bërë tepër shpesh në të shkuarën, kjo nuk jep frytet e pritura. Më e rëndësishmja për ne është që secili që do që të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, nuk duhet të lëvizë në minutën e fundit. Ky është një nga mësimet që kemi nxjerrë në të shkuarën nga shumë proçese zgjerimi. Eshtë thelbësore, që çdo shtet kandidat apo potencial kandidat të ecë në kohën e duhur në proçesin europian dhe jo minutën e fundit, në mënyrë që të favorizojë mbështetjen nga shtete anëtare. Në këtë aspekt ka shumë për të bërë nga kandidatët.