Deshton vendimi per Kumbaron

Shkak eshte bere mos formimi i kolegjeve te bashkuara cka e shtyu procesin ne fillim te vitit 2011 ne nje kohe qe gjykata londineze eshte ne pritje te ketij procesi per te dhene vendimin nese do ta ekstradoje apo jo Kumbaron ne Shqiperi.
Ne nje deklarate per mediat shefja e marredhenieve me publikun Ida Vodica shprehet se shkak per shtyrjen eshte mosfunksionimi me trupe te plote gjyqesore te kolegjeve te bashkuara.
Brenda kolegjeve ndodhemi ne sallen ku mblidhen kolegjet e bashkuara realisht prej mese nje viti e gjysme kolegjet e bashkuara nuk po arrijne te mblidhen me numrin prej 17 anetaresh sikurse e cakton ligji i funksionimit te Gjykates se larte.
Jo vetem kaq por kete te marte kolegjet e bashkuara nuk kane arritur te mblidhen as me minimumin e anetareve qe janw 12 mosformimi i kolegjeve te bashkuara po sjell zvarritje procesesh edhe ne kete gjykate.
Per mosformimin e kolegjeve kete te marte shkak ka qene edhe gjendja shendetesore e kryetares se Gjykates se Larte dhe kryetarit te kolegjit.
Gjithashtu edhe anetari i kolegjit Mehdi Bici ka dhene doreheqjen pasi ka marre pjese ne gjykimin e kesaj ceshtjeje ne apel ndersa gjykatesja Mirela Fana ka dhene doreheqjen per shkak se bashkeshorti i saj ka qene avokat i ceshtjes ne fjale.
Por realisht ajo qe e ka futur ne krize gjykaten e larte eshte mungesa e tre anetareve qe nuk po votohen ne kuvend duke e rikthyer disa hapa pas kete gjykate sikurse ne vitin 2008 kur kryetar ishte zoti Thimio Kondi dhe kur ne Gjykaten e Larte mungonin pese anetare cka solli nje mosfunksionim te plote te kolegjeve per disa muaj rresht.