E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce zbulohet autori i prishjeve

Inspektoriati ndertimor i qarkut Korce ka marre persiper prishjen e ndertimit ne rruge ne qender te qytetit te Korces.

Edhe pse nga ana e ketij inspektoriati nuk jane dhene sqarime nderhyrja eshte bere ne baze te nje vendimi pasi ndertimet e kryera kane qene te paligjshme.

Shkak kane qene punimet e paligjshme qe kishte ndermarre bashkia Korce. Nuk eshte prishur asnje peme dhe trotuare. Ato jane derguar me procesverbal ne ndermarrjen e gjelberimit deklaron Vladimir Golka perfaqesues i inspektoriatit ndertimor.

Nje dite me pare edhe dega e Partise Demokratike permes kryetarit te grupit te keshilltareve te djathte ka deklaruar se ndertimet ne rruge jane prishur nga inspektoriati pasi ka nje vendim te leshuar qe me pare.

Ne keshilltaret e djathte jemi te vendosur te mos lejojme qe te cungohen rruget dhe sheshet e qytetit te Korces shprehet Pellumb Beqiraj perfaqesues i PD-se ne Korce.

Reagimet per marrjen e pergjegjesise per shkaterrimin e trotuareve dhe shkuljen e pemeve sipas bashkise ka konfirmuar edhe njehere se kjo nderhyrje ka ndodhur per motive politike.

I ftojme institucionet e perfshira edhe strukturat e PD-se qe te heqin dore nga justifikimet qesharake dhe te marre ne mbrojtje institucionet qe kane shkaktuar prishjen thekson Sotiraq Filo nenkryetari i bashkise se Korces.

Objektet qe jane hequr nga rruga ne qender te Korces sipas inspektoriatit jane marre ne ruajtje nga ky institucion bashke me pemet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›