E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, Mitsotakis shpall fitoren: Tërmet politik, morëm sërish besimin e miliona qytetarëve grekë

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, Mitsotakis shpall fitoren: Tërmet

Fitorja e madhe e Demokracisë së Re , e cila u paralajmërua edhe nga exit poll-et , është konfirmuar edhe nga rezultatet e shpallura për zgjedhjet e sotme, ku deri më tani janë numëruar rreth 77.27% të votave.

Partia e Kyriakos Mitsotakis ka arritur që të marrë rreth 41% të votave, një përqindje e cila është dyfishi i partisë SYRIZA-s , përqindjet e të cilit bien në 20,6%. Sipas mediave greke mësohet se, pak para orës 22:00 (me orën greke), Alexis Tsipras ka telefonuar Kyriakos Mitsotakis dhe e ka uruar për fitoren.

Në një deklaratë për mediat, pas nuëmrimit të një përqindje të madhe të votave, Mitsotakis falenderoi qytetarët për besimin e dhënë duke e cilësuar si një “tërmet poliitk”.

Krenar për rezultatin e arritur ai tha se do të përshpejtohen procedurat për lindjen e një qeverie të pavarur.

“Të dhënat e kutisë së votimit janë katalitike. PD ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme”, tha kryetari i PD-së nga zyrat e partisë në Pire, menjëherë pas fitores së madhe.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›