Greqi, Samaras bën qeveri të re. Venizelos ministër i Jashtëm
Nesër betohet para presidentit qeveria e riformatuar greke, e koalicionit Demokracia e Re dhe PASOK.
PASOK përfaqësohet në qeveri nga 4 ministra, 3 ministra alternativë dhe 5 zëvendësministra.
Zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm emërohet kreu i PASOK, Evangjelos Venizelos, ndërkohë që në ministrinë e Mbrojtjes shkon paraardhësi I tij, Dimitris Avramopulos.
Në ministrinë e Ekonomisë së Greqisë nuk pati asnjë ndryshim në përbërje.
Nuk lëvizën nga postet e tyre ministri i Arsimit, i Zhvillimit Agrar, ministri i Rendit, ministri i Turizmit, Ministri i Punës, ministri ë Makedonisë dhe Thrakës.
Ministër i Reformës Administrative do te jete Kiriako Micotakis, ministër i Brendshëm vendoset Janis Mihelakis, ministër i Infrastrukturës dhe Transporteve, Mihalis Xrisoxoidis, ministër i Shëndetësisë Antonis Georgiadis.
Zëvendësministër për reformimin e ERT, ish-zëdhënësi i shtypit i qeverisë së stabilitetit, Pandelis Kapsis.
Riformatimi i qeverisë greke erdhi si nevojë pas largimit nga koalicioni të partisë E Majta Demokratike. Shkak për largimin e DIMAR nga qeveria, u bë vendimi i Samaras për mbylljen e Radio-Televizionit Publik, ERT.