E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet për kreun e PD, Komisioni i Rithemelimit hap kutitë, shpall rezultatin zyrtar: Berisha mori 93.46% të votave

Komisioni i Rithemelimit ka shpallur rezultatin zyrtar të zgjedhjeve për kryetar të PD, ku Sali Berisha fitoi me 93.46 % të votave. Në mbledhjen e organizuar më 26 maj në prani të përfaqësuesve të dy kandidatëve për kryetar të PD u bë edhe hapja e kutive të votimit dhe marrja e procesverbaleve origjinale

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale shpalli dhe rezultatin final për zgjedhjet e zhvilluara në datë 22 maj 2022, ku Sali Berisha ka marrë 93.46% të votave dhe Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave.

Ajo që vihet re është se Sali Berisha ka fituar me një epërsi të madhe të votave kundrejt Ibsen Elezit në të gjitha degët e Partisë Demokratike. Në total më 22 maj votuan 43 670 demokratë, nga të cilat 40 816 vota ishin për Berishën.

Rezultati zyrtar i zgjedhjeve për kryetar të PD  

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›