Masat anti-defiçit, Greqia paralizohet nga greva

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, Greqia është paralizuar sot nga një grevë e përgjithshme si dhe nga manifestime që po zhvillohen në qytetet e mëdha kundër masave shtrënguesë të qeverisë për uljen e borxhit publik. Sindikata komuniste PAME ka organizuar një greve 24-orëshe, ndërsa dy konfedertatat e tjera, ajo e nënpunësve publikë ADEDY dhe ajo e sektorit privat GSEE, kane paralajmëruar pezullim të punës duke nisur prej mesditës, sipas orës locale (11:00 në Shqipëri).
Kështu do të veprojnë të gjithë punonjësit e transportit publik, mjekët, profesorët dhe gazetarët e medias shtetërore. Për pasojë pritet të ketë vonesa të shumta në transportin ajror si pasohë e grevës 4-orëshë të kontrollorëve, transportit hekurudhor dhe trageteve.
ADEDY dhe GSEE kanë paralajmëruar një grevë të përgjithshme në 11 mars, pasi të kenë protestuar më parë taksistët dhe pensionistët dhe pas tyre edhe doganierët. Ndërkaq kryeministri Papandreu do të takohet sot në Berlin me kancelaren Anxhela Merkel, ndërkohë që tre parlamentarë gjermane i kanë bërë thirrje qeverisë helene të shesë ishujt e pabanuar për daljen nga kriza.
Em/Ma Azhornuar së fundi ( e premte , 05 mars 2010 )