E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat me 700 gram tritol

TIRANE - Nje atentat per pak sa nuk i ka marre jeten nje 34-vjecarit mengjesin e djeshem ne lagjen e Kombinatit ne Tirane. Shkelqim Dorzi, si cdo mengjes ishte ngritur per te shkuar ne pune, pasi punonte me nje kamioncine te vogel, me te cilen mbarte inerte. Por fati duket se ka qene me te. Ne ate moment ai kishte pare nje pako poshte karrocerise se mjetit te tij dhe nuk i eshte afruar me. Dorzi nuk ka qene i panjohur per policine, pasi dy vjet me pare, ne prill te vitit 2006, ka mbetur i plagosur ne nje atentat te ndodhur ne Mezez, ku mbeten te vrare, Festim Hoxha dhe nje taksist, Thoma Bima. Per kete vrasje, u arrestua Riza Driza, vellai i Petrit Drizes, i cili ishte vrare me pare ne nje lokal ne Kombinat. Autor i dyshuar i kesaj vrasjeje, dyshohej te ishte nga familja Hoxha dhe pikerisht per kete u krye dhe atentati. Pak dite me pare, po ne Kombinat u vra nje tjeter person, qe dyshohej se kishte qene bashkepunetor ne vrasjen e Petrit Drizes, Ilir Neziri. Ky i fundit u ekzekutua ne nje lokal por ne Kombinat.

Sapo ka pare sasine e lendes shperthyese Shkelqim Dorzi, menjehere ka marre ne telefon policine e kryeqytetit dhe ne vendin e ngjarjes kane mberritur ne fillim efektivet e komisariatit numer 6, dhe me pas ato te Drejtorise se Tiranes. Dorzi ka treguar per oficeret e policise, se po behej gati te nisej per ne pune, kur ka pare lemshin poshte karrocerise se mjetit, qe ende nuk e kishte ndezur. Burime nga policia e kryeqytetit, kane bere te ditur, se ai eshte marre ne pyetje ne lidhje me kete ngjarje, per te bere te mundur zbulimin e shkakut dhe te personave te dyshuar qe mund te kene pergatitur kete atentat. Gjate deshmise se dhene, Dorzi, ka treguar se nuk kishte asnje problem, apo ndonje zenke me njeri. Por plagosja e ndodhur dy vjet me pare eshte pista qe uniformat blu jane duke hetuar, si piste te mundshme te ngjarjes se rende, qe per pak sa nuk ka sjelle nje tjeter viktime ne kryeqytet. Burimet e uniformave blu, kane bere te ditur se, ka qene nje sasi e konsiderueshme prej 700 gramesh lende shperthyese e llojit, tritol qe ka qene e vendosur ne mjetin e 33-vjecarit, nga lagjja e Kombinati ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›