Sejdiu-Topi, ne "Durres-Kukes"
MIRDITE- Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe ai i Shqiperise Bamir Topi pane dje nga afer punimet qe po kryhen ne aksin katerkalimsh te autostrades Durres-Morine, ndersa jane shprehur me superlativa per punen e bere ne kete projekt gjigant, qe ka qene enderr e gjeneratave. Ata udhetuan pergjate aksit te vjeter, lugines se Fanit te Vogel nga kalon dhe traseja e rruges tashme ne konfigurim te plote ne shume pjese te saj. Ndersa ne Reps, qender e komunes Orosh, kreret e te dy shteteve jane pritur nga qindra banore te kesaj komune. Me pas, te shoqeruar nga deputete te Shqiperise dhe te Kosoves si dhe drejtues te pushtetit lokal ne Mirdite, ata kaluan neper tri ura te perfunduara tashme duke u ndalur ne uren e trete ne vendin e quajtur Shkalla e Repsit, nga ku ne afro 1 km trase, radhiten 4 ura gjigante. Pikerisht ne uren e trete ne nje podium te improvizuar dy presidentet kane mbajtur fjalen pershendetese nen emocionin e punes se bere nga kompania Bechtel-Enka dhe 3700 punonjes, qe aktualisht punojne ne segmentin prej 60 kilometrash. Presidenti shqiptar Topi u shpreh se "ndjehemi te mrekulluar nga ky realitet i ri ne kete lugine panoramike, duke e cilesuar si nder sukseset me te medha te qeverise shqiptare, dhe te se gjithe shqiptareve". Ai tha se shume breza kane menduar per kete rruge dhe fati ishte me brezin tone si kendej dhe nga Kosova. "Kemi qene kaq afer me njeri-tjetrin, por eshte dashur kjo rruge qe te na afroje e bashkoje realisht", tha ai. Kreu i shtetit, Bamir Topi pershendeti firmen per ritmet e shpejta te punes, duke nenvizuar se ndertimi i kesaj autostrade jo vetem do te lidhe Shqiperine dhe Kosoven por dhe me shume, do te ndikoje fuqishem gjithe zhvillimin e kesaj zone, te qyteteve e fshatrave te shumta nga ajo kalon. Presidenti kosovar Sejdiu pos te tjerash, e cilesoi realizimin e ketij projekti si realizim i endrres se presidentit Rugova. Ai tha se permes kesaj rruge madheshtore gjithe shqiptaret do te jene me afer, do te jete afer Kosova me Tiranen, Durresin, me Shkodren dhe gjithe Shqiperine. Me tej ai shtoi se ritmeve te kesaj rruge do t'u pergjigjet dhe qeveria e Kosoves, duke perifrazuar dhe theniet e Topit, se kjo eshte rruga e realizimit te endrres se gjeneratave shqiptare. Aleksander Ndoja
Veprat e artit, ne perfundim
Ritme te kenaqshme te punes ne rrugen Durres-Kukes. Plot 3700 eshte numri i punonjesve te Bechtel-Enka qe punojne ne 60 km trase te rruges, ura dhe vepra te tjera arti. Gjithashtu po perdoren 1300 makineri te tipeve te ndryshme, nga me modernet.
Rendesi u eshte kushtuar urave. Nga 27 ne projekte, 8 kane perfunduar. Ato jane duke u perdorur per te kaluar makinerite e kompanise dhe per te lehtesuar trafikun. Po ashtu jane ndertuar bazamentet dhe kembet mbajtese edhe per 15 ura te tjera. Brenda muajit nentor do te perfundoje ura me e larte ne segmentin e trete, ajo me numwr 88 ne kahun verior te tunelit. Deri tani, nga dy impiante prodhimi, jane prodhuar 435 trare. Nga keta, 258 prej tyre jane instaluar. Ndwrkohw, jane kryer 26.935.005 m3 germime, pa perfshire tunelin ose 89 per qind e tyre, si dhe jane realizuar 10.264.673 m3 mbushje. Progresi total i kombinuar ne te dy galerite e tunelit, eshte 7,71 km (71%) deri me 31 tetor 2008.