Qeveria e re vijojne bisedimet ne Itali
Kryeministri Italian Mario Monti ka nisur edhe gjatë të martës takimet me përfaqësuesit e dy partive më të mëdha politike ku po kërkon mbështetjen e tyre për një qeveri të re.
Mario Monti, ish-komisioneri i BE, ka thënë se ai do të "veprojë me urgjencë". Por partia PDL e Berluskonit dhe ajo e qendrës së majtë, po kërkojnë koncesione në këmbim te mbështetjes. Monti përshkroi bisedimet fillestare të se hënës si "konstruktive".
"Forcat politike janë të ndërgjegjshme se ne duhet të kemi një periudhë të qetë që të na lejojë të lëvizim përpara me një sens përgjegjësie dhe kohezioni," tha kryeministri i ri. Të martën, Monti do të takohet me përfaqësues të qendrës së djathtë të Berluskonit, dhe partisë kryesore të opozitës - - në Romë.
Duke pranuar urgjencën e detyrës me të cilën ai përballet tani, Monti tha se do të duhet që një ekip i përbërë nga ekspertë jo politik por teknik të jetë prezent në hapat e rradhë së Italisë.
Ai shtoi se shpreson që tregjet t’a kuptojnë këtë dhe "të kthejnë në durimin, padurimin e tyre". 68-vjeçari Monti pritet të formojë qeverinë e re, emrat e së cilës ende nuk janë të qartë. Më tej gjatë javës, kryeministri i ri italian do të përballet me një votëbesim në Parlament, ndërsa kujtojmë se Umberto Bossi, kryetari i Lega Nord ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër Montit dhe qeverisë së ardhshme.