E Diel, 1 Nëntor 2026

Kostoja e borxhit italian ushtron presion mbi Mario Montin

Kostoja e borxhit të Italisë është rritur përsëri në nivelin 7% duke vënë nën presion kryeministrin e ri të vendit, Mario Monti, në prag të formimit të qeverisë së re.

Bonot italiane arritën 7.039%, duke treguar nervozizmin e vazhdueshme të tregut në lidhje me borxhet e vendit.

Norma e bonove italiane kapen rekordin prej 7.48% të mërkurën e kaluar, duke ndikuar mjaft dhe në besimin e investitorëve.

Duke pranuar vështirësitë që do t’i duhet të përballet Monti tha se do të duhet kohë për të formuar një ekip të fortë.

Ai shtoi se shpresonte që tregjet do ta kuptojnë këtë.

Me ardhjen e Montit në krye, Italia shiti bono thesari me afat 5-vjeçar, në vlerën e 3 miliardë euro.

Dhe kjo u konsiderua si prova e parë e udhëheqësit të ri të shtetit italian.

Megjithatë, Italia duhet të paguajë më tepër para’, për të marrë borxh me një interes prej 6.29 për qind, e ndikuar kjo nga nervozizmi i vazhdueshëm që po tregojnë tregjet.

Javën e kaluar, niveli u ngrit në mbi 7%, shkalla në të cilën Greqia, Irlanda dhe Portugalia ishin të detyruar të kërkojnë ndihmë emergjente nga BE-ja.

Gjatë fundjavës, parlamenti miratoi një paketë masash shtrënguese të kërkuara nga BE-ja me qëllim balancimin e buxhetit në vitin 2014.

Masat parashikojnë 59.8 bn euro kursime, nga një përzierje e shkurtimit të shpenzimeve dhe të rritjen e taksave.

68-vjeçari ka nevojë për një qeveri për të kaluar një votim besimi në parlament, që pritet sa më shpejt që këtë javë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›