Karin Limdal: EULEX, jo neutral ne Kosove
Misioni i Bashkimit Evropian per sundim te ligjit dhe drejtesi, EULEX, mohon mundesine e pozicionimit te ketij misioni si neutral karshi statusit te Kosoves. Zyrtare te EULEX-it ne Kosove shprehen te bindur se kerkesa e Beogradit zyrtar per t'i caktuar ketij misioni nje pozicionim neutral karshi statusit te Kosoves, nuk do te ndikoje ne punen e tij ne vend. Zedhenesja e EULEX-it, Karin Limdal, u shpreh se misioni i BE-se per polici dhe drejtesi ne Kosove do te veproje ne perputhje me mandatin e krijuar nga mbeshtetja e te gjitha vendeve anetare te Bashkimit Evropian, si dhe ne kuader te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. "Ne jemi nje mision teknik per sundimin e ligjit i derguar ne Kosove nga te gjitha vendet anetare te Bashkimit Evropian. Ne nuk marrim qendrim per pavaresine e Kosoves. Ne jemi ketu per te ndihmuar ne zbatimin e ligjit, gje te cilen do te bejme. Sa i perket kerkesave te Beogradit zyrtar, duhet te drejtoheni atje, mirepo mandati jone eshte i qarte - eshte pikerisht veprimi ne perputhje me Rezoluten 1244", tha Limdal.