E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri per pronesine, i sharron parcelen me kumbulla

Fier- Konflikti i pronesise con nje 59 vjecar ne hakmarrjen ndaj fqinjit, duke i shkaterruar pemetoren me kumbulla. Policia e Fierit ndaloi diten e djeshme si te dyshuar per krimin Koli Sotirin, banor i fshatit Seman, komuna Topoje. Pasditen e se merkures, i ndaluari dyshohet se ka shkuar ne kopshtin e bashkefshatarit te tij, Qerim P., 50 vjec, duke i sharruar 90 rrenje dru frutore. Denoncimi eshte bere nga vete i demtuari, ne komisariatin e Fierit mbremjen e se merkures dhe nga hetimi paraprak, ka rezultuar se i dyshuar per krimin eshte 59 vjecari Sotiri. Nga marrja ne pyetje e te dy personave uniformat blu kane zbuluar edhe shkakun e ngjarjes, qe eshte bere pretendimi per nje siperfaqe toke prej 3 dynymesh. Autori i dyshuar pretendon se kjo siperfaqe toke i takon atij dhe se padrejtesisht eshte shfrytezuar nga bashkefshatari. Sotiri eshte shprehur gjate marrjes ne pyetje se ishte ankuar ne te gjitha instancat vendore, por nuk kishte gjetur nje zgjidhje te problemit.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›