Rama letër Schulz e Daul: Mos u terhiqni nga kriza
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i kërkon të majtëve dhe të djathtëve europianë të mos ndalin ndërmjetësimin për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Në një letër drejtuar Jozef Daul, kreut të grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane dhe Martin Schulz, kreut të grupit parlamentar të Socialistëve Europianë, Rama shkruan: “Shqiptarëve u duhet medoemos një përpjekje e posaçme, e të gjitha forcave politike, për të kapërcyer hendekun e hapur mes tyre dhe Europës duke i hapur rrugë transparencës si edhe një sërë reformash jetike për demokratizimin, modernizimin, integrimin.Kjo letër falënderimi e mirënjohjeje për interesimin Tuaj të veçantë ndaj Shqipërisë, është në të njëjtën kohë edhe një lutje për të mos hequr dorë nga nisma Juaj shpresëdhënëse pavarësisht përfundimit negativ të përpjekjes së parë”.
Në letrën e tij Rama thotë se i kupton europianët dhe cuditet bashkë me to për qëndrimin e qeverisë ndaj krizën politike. “çuditem sepse besoj që një qeveri e zgjedhur për të udhëhequr proceset e integrimit duhet të ishte natyrshëm forca më e angazhuar për të dalë nga rrethi vicioz i një krize si kjo që thellohet përditë. Shqetësohem sepse kjo krizë, të cilën kryeministri i vendit e mohon se ekziston, madje duke akuzuar çdo ditë opozitën si manipulatore e realitetit në zyrat e perëndimit, në të vërtetë po dobëson përditë demokracinë dhe ekonominë e vendit”.
Në letrën e tij Rama konfirmon edhe pasojat e moszgjidhjes së krizës sa i përket integrimit të vendit duke kujtuar mesazhin e pak ditëve më parë të nënshkruar nga Jozef Daul e Martin Schulz. “Mesazhi që Ju na përcollët drejtpërdrejtë në Strasburg për pasojat e moszgjidhjes së krizës mbi Shqipërinë ishte i qartë. Falë deklaratës Suaj të përbashkët para pak ditësh është e qartë për të gjithë se për sa kohë nuk ka një zgjidhje, të cilën palët duhet ta gjejnë për të mirën e vendit të tyre, nuk ka as përparim të proceseve të integrimit tonë europian pavarësisht dëshirës së mirë të miqve e partnerëve të Shqipërisë”.