Zgjedhjet presidenciale në Çeki në janar

Zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale në Çeki do të mbahen më 11 dhe 12 janar të vitit 2013, tha kryesuesi i Senatit të Çekisë, Milan Stech.
Prej themelimit të Republikës Çeke, në vitin 1993, presidentin e ka zgjedhur parlamenti i këtij vendi.
Por, është arritur pajtueshmëria që presidenti të zgjidhet direkt nga votuesit, për shkak të thirrjeve për më tepër demokraci në këtë vend të Evropës Qendrore, me 10.5 milionë banorë.
Ky ndryshim në zgjedhjen e presidentit, po bëhet në periudhën e rritjes së perceptimit publik për korrupsion në Çeki.
Presidenti i parë i Çekisë, në periudhën 1993-2003, ishte politikani i ndjerë anti-komunist dhe demokrati, Vaclav Havel, ndërsa president aktual është Vaclav Klaus.