E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llorente braktis stërvitjen

Gjithnjë e më tepër tension në Athletic Bilbao. Sulmuesi Fernando Llorente është grindur me trajnerin Marcelo Bielsa dhe ka braktisur seancën stërvitore të hënën, kanë njoftuar mediet spanjolle.

Llorente ka njoftuar se nuk do të vazhdojë kontratën e tij me Bilbaon që do ti skadojë në fund të këtij sezoni. Kurse, klubi bask gjatë verës refuzoi një ofertë të majme nga Juventus për shërbimet e tij.

Tani për tani, duket i sigurt largimi i tij nga Bilbao por e vetmja dilemë është nëse do të ndodh gjatë janarit ose në fund të sezonit, si futbollist i lirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›