Zgjedhjet, raporti i dytë i ODIHR-it, në fund të gushtit
Pritet që ky raport të publikohet disa ditë para zhvillimit të mbledhjes së kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Ne raportin e pare ku pati vleresime pozitive nuk munguan edhe kritikat per mosplotesimin e standarteve
TIRANE-ODIHR do të nxjerrë raportin përfundimtar në 15-ditëshin e dytë të muajit gusht. Pritet që ky raport të publikohet disa ditë para zhvillimit të mbledhjes së kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Në raportin e ndërmjetëm ODIHR shkruante se “zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri shënuan progres të dukshëm në lidhje me proceset e regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve, që më parë ishin çështje problematike, si dhe me kuadrin ligjor, i miratuar me konsensusin e dy partive kryesore. Megjithatë, këto përmirësime u zbehën nga politizimi i anëve teknike të procesit nga partitë politike dhe shkeljet e vërejtura gjatë fushatës zgjedhore, që e ulën besimin e publikut te procesi zgjedhor. “Vonesat shkaktuan rritje të tensionit mes partive në ditët pas zgjedhjeve, sidomos për shkak të afërsisë në rezultate”, thuhej në raportin paraprak. ODIHR ka konstatuar gjithashtu se nga 66 qendra numërimi, 22 u paraqitën problematike. Problematike sipas ODIHR-it ishte edhe mosfunksionimi i kamerave të instaluara në qendrat e numërimit.
(d.b/BalkanWeb)