E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Po përgatis platformën time për PS-në

Në një intervistë për zërin e Amerikës, Arben Malaj deklaroi se po përgatit një platformë politike për PS, për ta paraqitur në kongresin e 29 gushtit. Malaj theksoi se pjesemarrja aktive e PS në parlament është një domosdoshmëri. 

TIRANË- Në një intervistë për zërin e Amerikës, deputeti socialist, Arben Malaj deklaroi se po përgatit këto ditë një platformë politike për Partinë Socialiste, për ta paraqitur në kongresin e 29 gushtit.

“Me një grup ekspertësh dhe kolegësh të poltikës dhe ekonomisë une po punoj për të paraqitur platformën time në Kongresin e 29 gushtit dhe besoj se prioriteti kryesor i Partisë Socialiste është efikasiteti i saj brenda institucioneve” u shpreh Malaj.

Ndërkohë Malaj theksoi se pjesemarrja aktive e Partisë Socialiste në Parlament është një domosdoshmëri për detyrat dhe perfitimet që Bashkimi Evropian i ka paraqitur Shqipërisë për investime dhe liberalizimin e vizave.

Sipas Malaj, brenda strukturave të PS mungon demokracia, cka ka krijuar një model të keq politik.
“Një nga mësimet që duhet të ketë marrë PS nga humbja është kufizimi i demokracisë së brendshme, krijimi i modelit të keq në politike, një lider absolut me idenë që do të kishte përgjegjësi absolute për humbjen. Ky eksperiment doli i pasuksesshëm dhe ndoshta nuk do të jetë më i vlefshëm jo vetëm për Partinë Socialiste por as për partitë politike shqiptare” theksoi malaj për Zërin e Amerikës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›