Zgjedhjet, raportuesit e KiE-së përfundojnë sot vizitën në Tiranë
TIRANË- Dy bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans nga Mbretëria e Bashkuar dhe Grigore Petrenco nga Moldavia pritet të japin të premten në një konferencë për shtyp(ora 12:00) konkluzionet e vizitës së tyre faktmbledhëse në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të ardhshme.
Gjatë ditës së sotme dy raportuesit do të takohen me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, ndërsa më herët janë takuar me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministrin Sali Berisha, kryetarin e PS-së, Edi Rama, ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi dhe me disa nga komisionet parlamentare.
Bisedimet me autoritetet shqiptare janë fokusuar në përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare, progresin lidhur me kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, reformën e autoritetit rregullator të medias dhe çështjen e minoriteteve.
(e.m/ata/BalkanWeb)