E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plagoset me armë biznesmeni, policia nis hetimet

SHKODËR- Plagosje me armë në qytetin e Shkodrës. Policia e qytetit verior bën me dije se i plagosur ka mbetur një biznesmen, pronar i një firme ndërtimi.

Besnik Frangaj është qëlluar me armë në tregun e Zdrales, teksa ka përcjellë një punonjës për në banesë.

Sapo ka dalë nga automjeti, Frangaj është qëlluar me armë. 

Burimet e policisë bëjnë me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën, por ndërkohë vijojnë edhe hetimet për identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›