E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet me 200 mijë lekë Aldrin Dalipi: Do denoncoj korrupsionin e Bashës

DALIPITiranë- Kreu i këshilltarëve të Partisë Socialiste, në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi është dënuar sot me 200 mijë lek gjobë nga Gjykata e Apelit nën akuzën për shpifje dhe fyerje ndaj Lulzim Bashës.

Pas shpalljes së vendimit Dalipi duke akuzuar kryebashkiakun Basha për korrupsion ka thënë se deklaratat e tij nuk do të ndryshojnë.

Lidhur me këtë vendim Dalipi ka shkruajtur në profilin e tij në Twitter.

Gjykata e apelit sot i beri dhe nje sherbim te fundit L.Bashes. Nje gjobe mjerane ndaj meje si anetar i KB te TR per denoncim te korrupsioni! Asnje presje si heq deklaratave te mija per korrupsion te L.Bashes. Presioni ne prag ne mbledhjes ku Basha humb shumicen ne KB tregon panik!,-shkruan Dalipi në Twitter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›