Babagjyshi ndot Myslim Shyrin, plehra në rrugën e populluar (FOTO)
Tiranë- Ndotjes nuk i shpëton as një ndër rrugët më të populluara dhe qytetare të Tiranës, ajo e Myslim Shyrit. E për ta ndotur atë ndihmojnë bizneset luksoze në të dyja anët e rrugës më të frekuentuar të kryeqytetit.
Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes fotografisë sot sjellim në vëmendjen e lexuesit imazhe nga ndotja e rrugës.
Siç shihet edhe nga këto fotografi të mbërritura në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com, zbukurimet dhe kartonët që bizneseve su hyjnë më në punë lihen buzë pemëve apo shtyllave.
Sakaq nuk mungon as hedhja në tokë e produkteve ushqimore që konsumohen nga qytetarët apo shitësit e këtyre dyqaneve.
Plehra në rrugën më të populluar
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 3