Dioksina Gjermania mbyll pese mije ferma

Ministria e Bujqësisë në Gjermani ka konfirmuar mbylljen e gati pesëmijë ferma në mbarë vendin pas shqetësimeve për ndotjen nga dioksina. Skandali i helmimit të kafshëve me dioksin në Gjermani vazhdon të përhapet ndërsa në mbarë vendin janë mbyllur rreth 4700 ferma për shkak të dyshimit se kanë përdorur ushqime të përziera me lëndë helmuese. Dioksina e gjetur tek vezët është nënprodukt i biokarburnateve që duhet të përdorej për prodhimin e letrës e jo të ushqimit për pulat.
Në shumë ferma masat janë ndërmarrë paraprakisht, për të evituar mundësinë e përhapjes në treg të prodhimeve nga këto ferma. Deri tani në Gjermani janë të prekura 11 lande, por sasia më e madhe e fermave të mbyllura është në Saksoni të Poshtme. Prokuroria në veçanti është duke hetuar kundër sipërmarrjes për prodhimin e ushqimeve për kafshë "Harles dhe Jentzsch" nga Shlesvig-Holshtajn, e cila ka prodhuar dhe ka nxjerrë në treg me mijëra tonelata ushqim të helmuar.
Fillimisht paniku ishte vetëm brenda Gjermanisë, por u zbulua se një sasi vezësh ishin eksportuar në Holandë dhe Britani. Autoritetet thonë se dioksina e zbuluar tek vezët është në sasi shumë të vogla dhe nuk është e mjaftueshme për të qënë më e rrezikshme. Megjithatë vështirësia qëndron në faktin që siguria e dhënë zyrtarisht, kombinohet me informacione të pasakta që duket se ndryshojnë përditë.
Delina Bitraku