Pentagoni shkurton fondet

Për herë të parë që pas përfundimit të Luftës së ftohtë Pentagoni parashikon shkurtime. Për shkak të gjendjes së rënduar në buxhetin e shtetit, qeveria amerikane planifikon kursime pikërisht në buxhetin ushtarak. Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates bëri të ditur se në pesë vitet e ardhshme do të shkurtohet buxheti me 78 miliardë dollarë. Në kuadër të kursimeve është parashikuar që deri në vitin 2015 në ushtri dhe infanterinë e marinës të ulet me 47.000 numri i ushtarëve.
Gates tha se këto shkurtime nuk do të ndikojnë në aftësinë vepruese të ushtrisë amerikane. Ky shkurtim është pjesë e përpjekjeve të gjëra nga adminsitrata e presidentit Barak Obama, për ndaljen e deficitit në rritje të buxhetit të Shteteve të Bashkuara. Gejts tha se buxheti i propozuar për vitin fiskal 2012, do të arrijë 553 miliardë dollarë, që paraqet rritje modeste prej 3%, por buxhetet e ardhshme, ato në vitet 2015 dhe 2016, gradualisht do të kthehen në zero rritje reale.
Delina Bitraku