Zgjedhjet serbe, 40 vendvotime ilegale në veri të Kosovës
Strukturat paralele kanë hapur të dielën rreth 40 vendvotime në veri të Kosovës për zgjedhjet lokale në dy komunat veriore të vendit, Zubin Potok dhe Zveçan.
Dhjetë prej tyre janë hapur në Zveçan, ku do të votojnë rreth 7864 votues, ndërsa 24 vendvotime ilegale janë hapur në rajonin e Zubin Potokut, ku do të votojnë rreth 4978 votues.
“Në afërsi të qendrave legale të votimit të mbështetura nga OSBE-ja gjenden persona të grupeve të ndryshme të cilët po i udhëzojnë votuesit për kë duhet të votuar dhe po i orientojnë pastaj ata në qendrat ilegale të votimit” theksojnë mediat kosovare.
Në anën tjetër, Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se OSBE-ja në bashkëpunim me policinë e Kosovës ka bërë hapjen e 13 qendrave të votimit me gjithsej 37 vendvotime.