E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet serbe, Ashton: Palët larg tensioneve

BRUKSEL- Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kethrin Ashton ka përshëndetur sot marrëveshjen sipas së cilës OSBE do të lehtësojë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë.

Në njoftimin e saj në, Ashton i bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të përmbahen nga aksionet, që mund të nxisin tensione.

“EULEX do të mbikëqyrë sigurinë dhe do ta realizojë mandatin e vet në bashkëpunim të ngushtë me faktorët e tjerë ndërkombëtarë dhe vendës”,- thuhet në njoftimin e Ashton.

Serbia ka shpallur zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 6 maj. Autoritetet e atjeshme kanë thënë se zgjedhjet lokale do të zhvillohen pjesërisht edhe në disa komuna të Kosovës, hap ky që është kritikuar si nga institucionet e Kosovës, ashtu edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.

Ndërkohë, rritja e sigurisë ne veri me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve ka qene ne fokus te takimit te komitetit për sigurinë te mbajtur ne Prishtine. Në mbledhje është kërkuar një mobilizim i strukturave te sigurisë, sidomos ne datën 6 maj kur në Zveçan dhe në Zubin Potok do të mbahen zgjedhjet lokale serbe.
(el.me/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Zgjedhjet serbe në 28 lokacione në Kosovë

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›