E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Ashton përshëndet vendimin e OSBE'së për zgjedhje

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e ka përshëndetur sot marrëveshjen sipas së cilës OSBE-ja në Kosovë do t’i lehtësojë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë.

Ajo i ka ftuar “të gjitha palët që të përmbahen nga aksionet, që mund të nxisin tensione”.

Më tutje, në njoftimin e saj në Bruksel, theksohet se “EULEX-i do ta mbikëqyrë sigurinë dhe do ta realizoj mandatin e vet në bashkëpunim të ngushtë me faktorët e tjerë ndërkombëtarë dhe vendës”.

Ashton u ka bërë thirrje “si Prishtinës, ashtu edhe Beogradit, që të bashkëpunojnë me OSBE-në me besim të mirë në mënyrë që votimet të kalojnë të qeta dhe në rregull”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›