Shihet të dielën
Autoritetet e Kosovës thonë se janë të vendosura që të mos lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe pavarësisht se udhëheqësit ilegalë në dy komunat veriore Zubin Potok dhe Zveçan nuk kanë hequr dorë nga mbajtja e tyre.
Tashmë është bërë e ditur se OSBE do të lehtësojë organizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe të përgjithshme të Serbisë në Kosovë më 6 maj.
Qeveria e Kosovës ka lëshuar një njoftim për media të hënën ku ka përshëndetur vendimin e OSBE’së për të lehtësuar zgjedhjet e Serbisë duke pranuar se një gjë e tillë është zgjidhje e pranueshme pasi Beogradi nuk ka një ambasadë në Kosovë.
“Gjatë kësaj dite do të hapen qendra mobile votimi, do të ketë vetëm simbole të OSBE-së, ndërsa numërimi do të bëhet jashtë territorit të shtetit të Kosovës, në mungesë aktuale të Ambasadës së Serbisë në Republikën e Kosovës, dhe anasjelltas.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...