E Diel, 1 Nëntor 2026

Solidarizohen me Fylkingun, serbët i quajnë kriminelë të mëdhenj

Disa intelektualë suedezë suspendimin nga puna Gert Fylkingut, moderator në Radio 1, e kanë cilësuar si një akt qyqar dhe, ashtu sikur ai, serbët i kanë identifikuar me kriminelët më të mëdhenj.

Përndryshe, pasi Fylking është pezulluar nga Radio 1 e Stokholmit, meqë në emisionin e tij të drejtpërdrejtë serbët i ka quajtur Brevika, psikopatë të retarduar dhe derra të mallkuar, në mbrojtje të tij kanë dalë gazetarë të shquar, organizatat dhe politikanët që kanë mbështetur ato që ka thënë ai duke kërkuar nga Radio 1 që t’i kërkojë falje Gertit për pezullimin, shkruan "Press".

Sipas mediave suedeze, luftëtarët vendas të shquar kundër racizmit ksenofobisë dhe jo tolerancës, hapur mbrojnë gjuhën e urrejtjes së udhëheqësit të emisionit në radion suedeze dhe e plotësojë atë me akuza të reja kundër popullit serb.

Lisa Bjurwald, e cila vite më parë ishte anëtare e redaksisë "Dagen nihetera" dhe "Svenska Dagbladet", dhe pastaj u zhvendos në kampin e luftëtarëve kundër jo tolerancës, në artikullin e saj "Suspendimi qyqar i Gertit", shpjegon se qëllimi i udhëheqësit të emisionit nuk ishte të fyente popullin serb në tërësi, por për të treguar se idetë ekstreme të Breivikut nuk janë aq ekstreme, por janë pranuar gjerësisht në shumë vende në Evropë.

Fakti se Serbia nuk ka vullneti politik të nxjerr para drejtësisë kriminelët e saj të luftës është më se i qartë dhe se këta kriminelë të luftës madhërohen si heronj dhe se shumë besojnë që gjenocidi është një mit", shkruan Bjurwald.

Ndërsa kolegu i saj, i njohur si prezantues në radio dhe televizion, gazetari Robert Asberg, i cili është kryeredaktor i "Expo" në kolumnen e titulluar "Reagimet qesharake të tepruara " e krahason Serbinë me Gjermaninë naziste dhe tallet me protestën e ambasadorit serb në Stokholm, Dusan Crnogorcevic. /Telegrafi/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›