Kultivimi i narkotikëve, Wollfarth: Zhdukja e problemit, çështje me interes kombëtar
TIRANE- "Eliminimi i çdo kultivimi të bimëve narkotike në territorin e Shqipërisë është një çështje me interes kombëtar”, kështu u shpreh sot kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, në takimin vjetor për luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike.
"Prodhimi dhe konsumimi i narkotikëve të paligjshëm sfidon shtetin e së drejtës, ekonominë, shëndetin publik si çdo të bënin në çdo vend tjetër. Krimi i kultivimit nuk është i vetëm, me të vijnë dhe shumë krime të tjera. Drogat e paligjshme, të çfarëdolloj forme, përbëjnë kudo një plagë dhe lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike ka qenë një nga përparësitë kryesore të Qeverisë shqiptare dhe Policisë së Shtetit gjatë mbajtjes së takimeve të këtij lloji që nga viti 2002”, theksoi Wollfarth.
Sipas Kreut të Prezencës së OSBE-së, "autoritetet shqiptare bëjnë mirë që e trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe profesionalizëm". "E shohim policinë e shtetit shqiptar shumë të angazhuar në këtë luftë. Ndonëse janë bërë përmirësime të ndjeshme, probleme të tjera presin zgjidhje", nënvizoi Wollfarth.
Kreu i OSBE-së në Shqipëri përmendi si shembull çështjen e vjetër tashmë të kultivimit të drogës në disa komuna në veri dhe në jug të vendit. "Kjo tregon qartë se policia nuk mund të bëjë gjithçka e vetme për ta zhdukur këtë problem. Mbështetja, bashkëpunimi i qeverive vendore, është i domosdoshëm dhe vendimtar. Shpesh herë mendohet se lufta kundër kultivimit të drogës i takon vetëm policisë, megjithatë realiteti është ndryshe, ai na mëson se kjo është arsyeja pse ne do donim të shihnim aktorët vendorë të motivuar”, - tha Wollfarth.
(er.nu/BalkanWeb)