PSD, Gjinushi: Opozita e nënshtruar në Kuvend. Rama: Gabim, s'reagojmë si parti e vogël
TIRANE-Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Skënder Gjinushi theksoi sot se pas zhvillimeve të djeshme për votimin e anëtarit të KLD në Parlament, Kuvendi nuk ekziston më si institucion.
Kreu i PSD theksoi se zhvillimet e fundit në politikë dëshmuan se Presidenti është zhveshur tërësisht nga pushteti, ndërsa opozita është nënshtruar në Kuvend.
Edi Rama
Menjëherë pas prononcimit të Gjjinushit, kryesocialisti Edi Rama reagoi në rrjetin social Twitter duke shprehur keqardhje për deklaratat e kreut të PSD. Rama theksoi se Gjinushi gabon kur kërkon që PS të reagojë si parti e vogël.
“Keqardhje për prononcimin e mikut Gjinushi.Aleati ynë gabon që akuzon PS për fajet e Saliut e që kërkon nga PS të reagojë si parti e vogël”.
(d.b/BalkanWeb)